
Drejtori i degës së Infrastrukturës, në Hekurudhat e
Maqedonisë Irfan Asani largoi sot mikrofonin e televizionit Alsat-M,
moment kyç që kamera e TV Alsat nuk ka arritur ta regjistronte,
duke refuzuar të jepte deklaratë në shqip, pas përfundimit të konferencës
së shtypit, siç iu drejtohet zakonisht në shqip mediave shqiptare.,
Asani largoi vetëm mikrofonin e televizionit Alsat-M dhe la atë të TVM-së.
Pas reagimit të ekipit të Alsat-M, që kërkoi shpjegim për veprimin e tillë të Asanit,
dhe nëse duhej të braktisnim sallën e konferencës për shtyp,
Asani në fillim u përgjigj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, e pastaj,
ndërroi mendje se mund të qëndroni, por për të, pak rëndësi kishte, pasi sipas tij,
Alsat-M gjithmonë i ka pasur bojkotuar ngjarjet e tij. ALSAT
sqaron se gjithmonë i ndjek në mënyrë profesionale të gjitha ngjarjet,
duke u kujdesur për respektimin e rregullave dhe parimeve gazetareske,
si dhe për vendosjen në transmetim të ngjarjet prioritare që janë me interes
për opinionin e gjerë. Kështu është edhe në rastet me ngjarjet që organizon
drejtoria e degës së Infrastrukturës, në Hekurudhat e Maqedonisë, ngjarjet
e së cilës gjithmonë janë ndjekur, por varësisht nga pesha dhe rëndësia
e informatave që shpalosen në konferencat për shtyp. Asani dhe të tjerë si ai,
duhet të kenë të qartë e kuptojnë se në asnjë moment Alsat-M nuk do ti lejojë
që të ndërhyjnë në politikën redaktuese të televizionit. Alsat-M kërkon falje publike
nga Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe deri atëherë, televizioni nuk do të mbulojë
asnjë ngjarje nga drejtori aktual.
Infrastructure Branch Director, Macedonian Railways today
dismissed Irfan Asani microphone Alsat-M television,
the key moment of Alsat TV cameras failed to record,
refusing to give statement in Albanian,
after the press conference, as he usually managed to slip Albanian media.,
Asani removed only microphone Alsat-M TV and left it to MTV.
After reaction team Alsat-M, which demanded an explanation for
such action Asani, and whether to abandon the press conference room,
Asani at first replied that this would be the best solution, then, changed his
mind that can stay, but for him, he had little importance, because according to him,
Alsat-M has always had boycotted his events. Alsat clarifies that always pursuing
professional all events, taking care to respect the rules and principles of journalism,
and to establish priority in broadcast events that are of interest to the general public.
So is the case with events organized branch of the Department of Infrastructure,
Macedonian Railways, whose events are always followed, but depending on the
weight and importance of the information disclosed in the press conferences.
Asani and others like him, should have a clear understanding that at no point
Alsat-M will not allow that to interfere in the editorial policy of television.
Alsat-M demands public apology from the Director of the Macedonian
Railways and until then, television will not cover any event from the current directory.