Durrës, sekuestrohet arsenal armësh



 Policia e Durrësit, gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin
Shkallnuer ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh brenda
 një banese dhe ka vënë në pranga një 28-vjeçar si posedues i tyre.
 Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se sasia e madhe e armëve
 u sekuestrua në banesën e shtetasit Afrim Hoxha, i cili i bëri rezistencë
 policisë për disa minuta nën kërcënimin e dy granatave që i mbante në
dorë, por më pas është dorëzuar. Policia kishte mbërritur në shtëpinë e
Hoxhës pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative dhe nga
kontrolli në brendësi të saj ka arritur të gjejë një sasi të madhe armësh të
 llojeve dhe kalibrave të ndryshme, mes të cilave automatikë, pistoleta,
 granata dhe bomba dore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me
 ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e prejardhjes së kësaj sasie të madhe armatimi.


Durres Police, during an action to develop the village Shkallnuer seized
 a whole arsenal of weapons inside a house and put in a 28-year bonds as their owner.

Blues coastal city suggest that the large amount of weapons were
 seized at the residence of citizens Approach Hoxha, who made
 resistance for several minutes under police threat that two grenades
 in his hand, but then it is delivered.
Police arrived at the home of Hoxha after they received information
on operating and control path in its interior has managed to find a large
quantity of weapons of various types and calibers, among which automatic pistols,
 hand grenades and bombs.
Meanwhile, police have launched an investigation into the event to enable
solving the origin of this large quantity of ammunition.