EXCLUSIVE: Video shows boy suspected of killing family PMs leaving
Marcelo Pasegini (13) nga Brazili ka shokuar vendin e tij pas krimit të tmerrshëm që e ka bërë. Ai i vrau prindërit e tij të cilët ishin policë, si dhe gjyshen dhe tezen e tij. Më pas ai ka shkuar në shkollë dhe pasi që ësshtë kthyer në shtëpi ka vrarë edhe veten e tij”, njofton AFP që e përcjell albtime.Policia ka gjetur pesë trupa herët në mëngjes në dy shtëpi të ndara në pjesën veriore të San Paolos. Siç mëson policia, 13 vjeçari një shoku të tij paraprakisht i ka thënë se dëshiron që t’i vrasë prindërit e tij dhe të bëhet vrasës serik. “Më tha se dëshiron të bëhet vrasës me pagesë. Planifikonte që t’i vret prindërit e tij gjatë natës që askush mos ta vëren, dhe më pas me automobilin e tyre të ik diku në një vend të panjohur dhe atje të qëndrojë”, citon policia deklaratën e shokut të tij. Djaloshi më pas është vetvrarë me një plumb në kokë kurse afër tij është gjetur pistoleta zyrtare e babait të tij, kurse pistoleta tjetër është gjetur në çantën e tij të shkollës